Java e parë e nëntorit pritet të jetë me mot më të butë. Të martën në mëngjes do të jetë me shi, e më pas vransira e diell. Temperaturat maksimale do të shkojnë edhe deri në 20C, njofton Prishtina Weather.
Mot stabil e i kthjellët pritet në ditën e parë të muajit nëntor. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, e të martën orëve të mëngjesit do të ketë edhe të reshura kalimtare shiu. E nga dita e mërkurë po parashihet të mbajë mot i butë, me vransira dhe intervale me diell, por që nuk priten edhe të reshura.