Lajme

Moti këtë javë, priten reshje të borës

03/12/2020 19:35
nga:Norë Kelmendi

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën e kësaj jave, pritet të rikthehen reshjet e borës.

Nga Instituti njoftojnë se dita e dielë do të shoqërohet me reshje shiu dhe borë, ndërsa në viset malore, do të ketë vetëm borë.

Njoftimi i plotë:

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa të dielën do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me borë, ndërsa në viset malore do të bie vetëm borë. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

03/22/2020 22:14

Fillojnë reshjet e borës në Kosovë!