Lajme

Moti gjatë dy ditëve në Kosovë

04/02/2020 18:44
nga:E Sh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit në mëngjes parashihet të ketë ngrica të dobëta.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftim.