Sporti

Mosha vetëm një numër, Kaka magjik me levizjet e tij me letër

03/26/2020 09:44
nga:Mergim Rreci

Braziliani Kaka nuk ka e ka humbur instiktin e përdorimit të topit, gjë të cilën e ka dëshmuar në sfidën me sfidën e letrës higjienike, e cila ka lindur si një formë argëtimi për ditët në izolim.

Ish-trekuarti, i cili kulmin e karrierës e pati me Milanin, ku dhe fitoi Topin e Artë në vitin 2007, është nominuar për këtë sfidë nga një mik i tij pastor.

Mirëpo, sfidën nuk e ka kryer të plotë, sepse miku i tij i kishte kërkuar të bënte pompa teksa xhonglonte topin.

“Kur një pastor të sfidon, më mirë ta pranosh sfidën. Por pranoj vetëm sfidën, jo pompat,” shkruan 37 vjeçari brazilian, përcjell GazetaBlic.