Lajme

“Mos u turrni me yrysh sepse as nuk ua kemi frikën”- Muzaqi i VV-së i reagon ashpër PDK-së pas përplasjes në Kuvend

05/06/2021 15:14
nga:Y I

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, i cili pati një përplasje sot në Kuvend me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa, ka reaguar me anë të shkrimi në Facebook.

Muzaqi në reagimin e tij thotë se opozita ka mbet pa kauzë dhe ide dhe në mungesë argumenti ofendon secilin.

Ai tutje ka sjellë në kujtesë edhe deklaratën e ish-Presidentit Thaçi ku thekson se “Kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armiku i Pavarësisë së Kosovës dhe UÇK-së”.

“Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin” shkruan Muzaqi në facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një pdk që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.

Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!

E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju !

PDK: Do ta pamundësojmë kryerjen e funksionit të Donika Gërvallës