Lajme

Mos-certifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Matoshi paralajmëron: Arbitrariteti i sotëm mund të godasë vetë partitë shqiptare nesër

12/10/2025 18:12
nga:Genita C

Analisti Halil Matoshi ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendim që u mbështet edhe nga vota kundër e Vetëvendosjes.

Matoshi për GazetaBlic  e quajti këtë veprim “arbitraritet politik nën maskën e nacionalizmit”, duke paralajmëruar se një qasje e tillë mund të kthehet në precedent të rrezikshëm.

Ai kujtoi se PZAP tashmë e ka certifikuar Listën Serbe si parti dhe, sipas tij, pritet të veprojë njësoj edhe me kandidatët. Matoshi u bëri thirrje partive shqiptare që më parë kanë qenë në opozitë të reflektojnë, pasi “nesër i njëjti arbitraritet mund t’i godasë ato vetë” nëse vazhdohet me këtë logjikë.

“Ky arbitraritet politik nën maskën e nacionalizmit duhet të marrë fund. Qytetarët tashmë e njohin këtë “trik patriotik”, sepse PZAP e ka certifiku këtë parti të serbëve të Kosovës dhe do të veprojë njëjtë edhe me kandidatët e saj për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partitë ish opozitare shqiptare duhet ta dijnë se nesër, ky arbitraritet do t’i godasë vet ata, nëse vazhdohet me këtë logjikë të mjerë”, tha Matoshi për GazetaBlic.

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit