Showtime

Morena Taraku ‘godet’ përsëri, iu përgjigjet atyre që thonë se nuk ka talent për muzikë

07/21/2019 15:45
nga:Y Ramadani

Këngëtarja Morena Taraku sapo ka bërë një postim si rrallëherë, shkruan GazetaBlic.

Përmes rrjetit social, ‘Instagram‘, ka publikuar një imazh nga koncerti duke i’a bashkangjitur edhe një mbishkrim në të cilin Morena duket shumë e nervozuar, ajo iu drejtohet pak a shumë akuzave drejt saj që shpesh komentohet në media se nuk ka talent për muzikë. Po ashtu ajo edhe ka falënderuar fansat për mbështetjen.

Morena mbrëmë ishte e ftuar në Prizren ku dha një performancë me këngën e saj me të re ‘Swag’, e cila mori vëmendjen me veshjen e saj provokuese.

Në mbishkrim ajo ka shkruar se iu premton fansave se ky është vetëm fillimi për karrierën e saj ku do sjellë edhe më shumë projekte muzikore dhe do iu qëndrojë afër fansave.

Ndryshe, projekti ‘Swag’, nga Morena u prit mirë nga publiku edhe pse me disa debate për skena të nxehta në videoklipin e saj.

/GazetaBlic/.