Showtime

Morena Taraku ‘godet’ nga Tajlanda, e veshur vetëm në bikine shikoni ku i ka hipur elefantit

01/23/2020 19:23
nga:N S

Këngëtarja, Morena Taraku është duke pushuar në Tajlandë që disa ditë.

Ajo vazhdimisht është aktive me postime në ‘Instagram‘, teksa zbulon pasuritë e saj trupore, shkruan GazetaBlic.

Ditë më parë, postoi një video pothuajse lakuriq duke u lagur nën një tush ku zbuloi si shumë nga të pasmet. Sot ka bërë të njëjtën gjë me imazhin që ka publikuar.

E veshur vetëm në bikine të poshtme, dhe një bluzë dy ngjyrëshe verdhë dhe zi, Morena ka provokuar ndjekësit e saj. Jo vetëm kaq, 26 vjeçarja ka hipur mbi elefant duke pozuar ulur mbi të. Pamjen e sotme e përfundoi me një sheshir vendosur në kokë duke mbuluar fytyrën.

Në mbishkrimin e fotos, ajo ka shkruar: ‘Emri i tij është Choo dhe ishte shumë i ëmbel’, duke iu referuar elefantit.

Ndryshe, Morena së fundi ka qenë e komentuar në media si shkak i një veture ‘Bentely‘ që ka dashur ta sjellë në Kosovë por ajo ka qëlluar e vjedhur.

/GazetaBlic./

02/11/2020 11:02

‘O çoma lokacionin, t’kish dal për hune ai Bently, qele telefonin, kur po i del trenit’