Showtime

Morena Taraku fytyrën plotë grim, e peshqirin në kokë!

03/14/2018 12:21
nga:F.B

S’po ka të ndalur kohëve të fundit, shkruan GazetaBlic.

Modelja, Morena Taraku tashmë ka gjetur mënyrën se si të bëhet temë e mediave rozë. Ajo nuk po ka ditë që nuk publikon fotografi nga më ndryshmet, të shkrepura me profesionalizëm.

E sot, ajo në llogarinë e saj publike në “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shihet me një peshqir në kokë, para pasqyrës.

© Morena Taraku [instagram]

Përderisa po reklamonte tabletën e saj të mbuluar me mbrojtëset e markës “LV”, në dorën tjetër ajo po bënte një ‘selfie mirror’ me telefon, shkruan GazetaBlic.

Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje është se Taraku, edhe pse me peshqir në kokë fytyrën e kishte të mbushur me grim. siç duket modelja fillimisht e bënë grimin e më pas rregullimin e flokëve.

© Morena Taraku [instagram]

Kujtojmë që modelja taraku, ka kohë që i është futur muzikës dhe disa prej këngëve të saj kanë shikueshmëri të konsiderueshme në YouTube.

Kënga e saj e fundit titullohet “SHILF”, dhe deri më tani ka marrë mbi 1 milion shikime. / © GazetaBlic /

06/14/2018 23:08

Morena Tarakun e shan ndjekësi: Atë nanën n’vorr ta.., kjo ia kthen “une tanden n’shpi”