Sporti

Morata: Rikthimi në Juventus, mundësi jetësore

09/25/2020 19:47
nga:M K

Ishte pjesë e Juventusit në vitet 2014-2016, kurse tani është rikthyer për një tjetër aventurë me “Zonjën e Vjetër”.

Alvaro Morata tashmë ka zbarkuar në Apenine, teksa ende pa kryer testet mjekësore, veçse u është bashkuar futbollistëve të tjerë të bianconerëve, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për mediat italiane, spanjolli u shpreh i lumtur për këtë mundësi, duke iu referuar si jetësore.

“Tani kam më shumë përvojë si njeri dhe si lojtarë. Kjo është një mundësi jetësore.

Ta shoh Pirlon si trajner është një gjë e madhe. E kam parashikuar këtë pasi që ai ishte krijuar si i tillë. Juve ka nevojë për të dhe jam i lumtur që do të trajnohem më të”, tha mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

10/14/2020 17:29

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi përfundimtar për ndeshjen Juventus – Napoli