Euro2024

Morata: Kroatët kanë një gjen konkurrues të jashtëzakonshëm për një vend kaq të vogël

06/13/2024 10:21
nga:E K

Kapiteni i kombëtares spanjolle, Alvaro Morata, ka thënë se ndeshja e së shtunës ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës në ndeshjen hapëse të Euros në Grupin B do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat.

Kroacia ishte në finalen e Kupës së Botës në vitin 2018, gjysmëfinalen e Kupës së Botës në vitin 2022 dhe në finalen e Ligës së Kombeve në vitin 2023, transmeton GazetaBlic Sport.

“Kroacia di të konkurrojë dhe ky është virtyti i tyre kryesor. Për vite me radhë ata arrijnë në finale në të gjitha garat. Ne luajtëm me ta në finalen e Ligës së Kombeve. Lojtarët e tyre kanë një gjen konkurrues të jashtëzakonshëm për një vend kaq të vogël si i tyri. Por Spanja është gjithashtu e motivuar kështu që do të jetë e vështirë për të dy ekipet”, tha sulmuesi 31-vjeçar i Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport/