Sporti

Morata: E dua këtë lojtar të Chelsea, e gjithë bota e ka parë çfarë bëri në Madrid

11/11/2017 16:44
nga:Y.K

Sulmuesi spanjoll do të mirëpriste transferimin e Iscos te Chelsea, duke e joshur këtë të fundit nëse i kërkohet një gjë e tillë.

Alvaro Morata me shumë dëshirë do të transferonte një yll tjetër të Real Madrid te Chelsea.

Sulmuesi spanjoll do të mirëpriste transferimin e Iscos te Chelsea, duke e joshur këtë të fundit nëse i kërkohet një gjë e tillë.

24 vjeçari u largua gjatë verës nga ‘Santiago Bernabeu’ për 80 milionë euro, duke iu bashkuar skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Edhe pse transferimi i tij bëri shumë bujë, ai ka arritur të impresionoi në Angli, duke shënuar tetë herë për kampionët e Premierligës në 15 paraqitje.

Një impresionim si të tijin në Londër, Morata do të dëshironte ta kishte edhe bashkëvendësi i tij, Isco.

I pyetur nga ‘Cadena Ser’ se cilin futbollist nga Spanja do të dëshironte ta shihte te Chelsea, Morata është përgjigjur: “Do ta zgjedhja Iscon”.

“Por mendoj se ai tani ka një rol të rëndësishëm në Madrid. Ashtu edhe në ekipin kombëtar”.

“Unë mendoj se ai është i pandalshëm kur ndjehet i rëndësishëm. E gjithë bota e ka parë çfarë bëri kur mori frenat në Madrid”, ka shtuar ai

11/20/2017 11:02

Reali merr lajmin e keq. Pesë lojtarë i mungojnë në Champions League