Sporti

Monaco jep leksion në merkato, fiton gjysmë miliardi

06/14/2018 14:45
nga:Lorik J

Verën e kaluar, PSG shpenzoi rreth 415 milionë euro në harkun e një muaji, duke vendosur një rekord për Neymar (222) dhe Mbappe (180; pjesa tjetër është investuar për Berchiche), dhe duke i shpëtuar për pak sanksioneve të UEFA-s.

Në fakt, klubi i emirit të Katarit do të duhet të gjejë rreth 50 milionë euro brenda fundit të muajit për të rregulluar bilancin dhe, më pas, duhet të rrisë të ardhurat për të shmangur një penalizim vitin e ardhshëm.

Strategjia e klubit parisien është e kundërt me atë të Monaco, që ka humbur titullin në kampionat dhe është eliminuar në fazën me grue të Champions League, por që ka arkëtuar njëkohësisht rreth gjysmë miliard euro.

70 milionë eurot e fundit kanë ardhur nga shitja e Lemar tek Atletico Madrid, ndërsa 50 janë paguar nga Liverpool për Fabinho. Operacione këto që, siç ka bërë të ditur “France Football”, i kanë siguruar bardhekuqve një suficit prej 116 milionë eurosh në bilanc.

Me pak fjalë, kryevepra e radhës e një klubi që verën e kaluar ka arkëtuar 362 milionë euro, pasi ka shpërbërë ekipin, që, gjithsesi, ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Ligue 1, -13 pikë larg PSG-së.

Të ardhurat marramendëse nuk kanë qenë vetëm falë shitjes së Mbappe te Parisi, por edhe të Mendy (57,5) dhe Silva (50) te City, Bakayoko te Chelsea (45), Germain te Marseille (8), Saint-Maximin te Nice (10), Dirar te Fenerbahce (3,5), Jean te Toulouse (3), Diallo te Mayence (5).

Në janar ka qenë radha e Carrilo, i transferuar te Southampton për plot 22 milionë euro. 20 ka paguar Huddersfield për Kongolo, ndërsa totali i një viti ka qenë: 519 milionë euro për 13 lojtarë.

Por, Monaco di edhe si të blejë. Në janar, për shembull, është marrë talenti italian Pellegri, për 20 milionë euro. 17-vjeçari duhet të jetë pasardhësi i Falcao, i cili pritet të shitet pas Botërorit, ndoshta te Milan (vlerësohet 26,5 milionë euro).

Pas blerjes së 21-vjeçari Grandsir nga Troyes, ata kanë siguruar edhe 16-vjeçarin Guebbels, ylli i Lyon, për rreth 20 milionë euro (ka luajtur vetëm 80 minuta me ekipin e parë), shkruan telesport.

Një tjetër investim strategjik, i ngjashëm me atë të Martial, që u mor nga Lyon në 2013-ën për 5 milionë euro kur ishte vetëm 17 vjeç, për t’u shitur në harkun e dy viteve te Manchester United për 80 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

06/13/2018 08:14

Lemar transferohet në La Liga