Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.
I përcjellë nga makina të EULEX-it e Policisë së Kosovës, ai ka shkuar në vendin e tij të lindjes, në Broboniq të Mitrovicës.
Para shtëpisë janë parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli dhe fëmijët.
Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.