Lajme

Momenti kur shqiptarët gjunjëzuan Serbinë! (Video)

06/22/2018 22:50
nga:Gazeta Blic

Zvicra ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në përballje me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Pjesa e parë e mirë me lojë, por jo me rezultat, pasi Serbia kishte shënuar për 1-0.

Por pjesa e dyti nisi me Granitin. Gjuajte e fuqishme, sikurse dhimbjet e tij dhe tregimet e babait për burgun.

Granit Xhaka (Getty Images)

Kur të gjithë pritën barazimin, shqiponjat nuk e kishin kryer misionin.

Si të harrohej Xherdan Shaqiri. Ylli i madh shqiptar merr një top nga gjysma e fushës dhe me një vrap të shpejtë e mes pengesave të mëdha, ai shpërtheu dhe shënoi për ta gjunjëzuar Serbinë.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

“Gazeta Blic” ka bërë bashkë të dy golat e shqiptarëve kundër Zvicres, të cilat mund t’i shikoni më poshtë:

09/07/2020 09:03

Për këtë super pasim të Granit Xhakës po flasin të gjithë