Cool

Momenti kur shmanget tragjedia për një “fije floku”

07/17/2019 08:02
nga:Natyra

Për “një fije floku” është shmangur tragjedia në një autostradë në Itali..

Një shofer i dehur rumun që po mbante timonin e një kamioni, për më shumë se tre kilometra kishte vozitur në korsinë e kundërt.

Ai voziste “zig-zag” duke shmangur përplasjet e drejtpërdrejta me makinat e tjera.

Shoferi po lëvizte në drejtim të Genoas, kur vendosi të ndalet për një pauzë disa minutëshe. E kur sërish u rikthye në kamion u fut në drejtimin e kundërt, shoferë të shumtë ia bënin me drita për t’i treguar për gabimin që po bënte

Megjithatë ai arriti të ndalet dhe ta rikthejë kamionin, duke hasur në patrullë policie.

E pasi që i është nënshtruar tetit të alkoolit, është konstatuar se kishte përqindje të madhe të alkoolit në gjak, me ç’rast i është konfiskuar kamioni dhe është detyruar të paguaj gjobë prej 6,500 euro.