Cool

Momenti kur punëtori fizik e godet me këmbë miun dhe e çon 10 metra lart

08/15/2019 13:10
nga:Natyra

Një punëtor fizik është incizuar duke goditur një mi të gjallë dhe duke e çuar atë 10 metra lart, si një top futbolli.

Organizatat jo-qeveritare për mbrojtjen e kafshëve kanë bërë thirrje që, burrat e përfshirë në këtë akt, të ndiqen penalisht, transmeton lajmi.net.

Klipi tronditës tregon miun e tronditur që vrapon nën një grumbull gërmadhash në një hapësirë ndërtimi, duke u përpjekur që të gjej ndonjë vend më të sigurt.

Por, përkundër asaj që duket se miu po shpëton nga rreziku, një punëtor tjetër vrapon dhe e godet atë, duke e çuar në 10 metrat lartësi.

Pastaj takohet me një fund të hidhur, ndërsa zbarkon midis materialeve të ndërtimit.

Edhe pse nuk është e qartë se ku janë marrë pamjet, videoja është parë në internet më shumë se 6.1 milion herë.

Përdoruesit e Twitter kanë reaguar mbi 112,000 herë.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2019/08/14/8765307526421200106/640x360_MP4_8765307526421200106.mp4?_=1