Sporti

Momenti kur policia ndërhyn në kuvendin zgjedhor të Lidhjes Rajonale të futbollit në Pejë

01/07/2020 23:19
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura në sportin vendor.

Fjala është për përzgjedhjen e kryetarëve të lidhjeve rajonale, që operojnë si pjesë e FFK-së, shkruan GazetaBlic.

Pas problemeve në Gjilan e Mitrovicë, as kuvendi zgjedhor në Pejë nuk shkoi si është më së miri.

Siç edhe mund të shihet në video, aty ka reaguar edhe Policia e Kosovës, pasi siç raporton faqja zyrtare e klubit të Besës, nënkryetari aktual i shtëpisë numër një të futbollit kosovar, Bakir Burri ka shantazhuar disa nga pjesëmarrësit, teksa ka rikthyer në votim plotë pesë herë çështjen e zgjedhjes së kryetarit.

/GazetaBlic/

03/16/2020 12:57

Situatë e tensionuar në Pejë për miell, intervenojnë edhe Policia