Cool

Momenti kur policia amerikane futet në hotel dhe shpëton vajzën e rrëmbyer

11/21/2019 12:11
nga:Natyra

Një video e publikuar së fundmi në internet tregon momentin kur policia thyen derën e një dhome në një hotel të Teksasit të SHBA-ve, duke shpëtuar 8-vjeçaren e rrëmbyer, sipas New York Post.

Kamera e vendosur në uniformën e njërit nga policët, ka filmuar aksionin e policisë, me këta të fundit të armatosur “deri në dhëmbë”.

Vajza në fjalë ishte rrëmbyer në rrugë derisa po ecte me nënën e saj, në mesditë. Rrëmbyesi e kishte dërguar viktimën në parkingun e një kishe, duke e keqtrajtuar e dërguar në një dhomë hoteli.

Ndiqeni videon e publikuar nga forcat amerikane të rendit.