Sporti

Momenti kur Muriqi e nënshkruan kontratën me Lazion

09/15/2020 22:13
nga:M K

Padiskutim se sot ishte në vëmendjen kryesore të futbolldashësve kosovarë dhe jo vetë.

Zbarkimi i Muriqit në Lazio u bë pjesë e ballinave në mediat italiane, ku po pritet me shumë bujë, përcjell GazetaBlic.

Sulmuesi nga Prizreni kaloi nga Fenerbahce në Lazio për shumën e 18 milionë eurove, plus dy të tjera bonuse.

Lazio ka publikuar edhe një video nga momenti i nënshkrimit të kontratës, teksa ia ka bashkangjitur përshkrimin:

“Mirësevjen në anijen tonë, pirat”.

/GazetaBlic/

09/22/2020 14:38

Doli pozitiv me Covid-19, mësohet kur do t’i kthehet fushave të blerta Muriqi