Sporti

Momenti kur komentatori anglez ‘lutet’ që Kosova të shënojë golin e katërt ndaj Anglisë

09/12/2019 19:02
nga:Lorik J

Në mediat britanike, ende po komentohet takimi Angli – Kosovë.

Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur Kosovën me rezultatin 5:3, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në kampionatin evropian, raporton GazetaBlic.

Megjithatë, komentatori i ‘Guardian’ gjatë mbulimit live të ndeshjes kishte shkruar duke shpresuar që Kosova të realizojë sërish.

Kur Kosova shënoi golin e tyre të tretë kundër Anglisë të martën në mbrëmje, komentatori duke bërë mbulimin e drejtpërdrejtë për Guardian tha:

“A ka ndonjë tifoz futbolli në vend që nuk dëshiron që Kosova të shënojë një gol të katërt!”

/GazetaBlic/