Lajme

Momenti kur Ilir Meta arrestohet në komunikacion, pak para se të mbërrinte në selinë e partisë

10/21/2024 13:58
nga:N K

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u arrestua në komunikacion, pak minuta para se të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë, ku kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp me gazetarët.

Meta po udhëtonte me veturën e tij, kur agjentë të BKH-së, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Meta është arrestuar me urdhër të SPAK dhe mësohet se ka qenë duke udhëtuar drejt selisë së Partisë së Lirisë.

Pritet që Ilir Meta të mbërrijë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.