Cool

Momenti kur gazetari gjatë trasmetimit live, detyrohet ta braktis studion nga tërmeti i fuqishëm

11/13/2017 18:59
nga:M H

Tërmeti i fuqishëm prej 7.3 ballë magnitudë që goditi kufirin verior mes Iranit dhe Irakut ua ka marrë jetën mbi 300 persona.

Momenti i dridhjes së tokës është filmuar edhe nga një televizion kurd i cili në ato momente po transmetonte live një intervistë, transmeton Telegrafi.

Televizioni Rudaë po zhvillonte një intervistë live me një komentator kurd, kur ambientet ku ata gjendeshin filluan të shkunden dhe gjësendet të lëvizin.

 

Në një moment gazetari që ishte brenda studios ngritët në këmbë nga frika se mund t’i ndodhë diçka, ndërsa pamjet janë bërë virale që nga publikimi në Twitter.