Geek

Momenti i dëmtimit të rëndë në aksident i një Ferrari 488 GTB

05/28/2020 15:25
nga:N S

Përplasja me një autobus në Londër, i shkaktoi këtij Ferrari dëme shumë të mëdha.

Mëngjesi i qetë në kryeqytetin anglez, është kthyer në një skenë të pazakontë, kur një Ferrari 488 GTB, u përplas me një autobus, transmeton Telegrafi.

Sipas kalimtarëve të rastit, super-makina besohet se ishte duke u vozitur nga reperi anglez Swarmz, por ky pretendim ende nuk është konfirmuar.

Por, mund të thuhet se kjo makinë ishte duke u vozitur me shpejtësi shumë të madhe, pasi që pësoi dëme shumë të mëdha, duke iu shkëputur e gjithë pjesa e përparme. Derisa, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Fillimisht, ishte thënë se është një Ferrari 488 Pista, por njohësit e makinave bënë të ditur se është 488 GTB, që ka disa dallime të dukshme me Pista.

Aksidenti që pësoi kjo makinë që kushton mbi 250 mijë euro, mund të bëjë që të mos mund të riparohet më në formën si ishte më herët, apo të përdoret për pjesë.