Showtime

Momentet më interesante të Eurovisionit

05/19/2019 15:32
nga:Natyra

Jam shumë i lumtur tani” tha Duncan Laurence pak pasi siguroi fitoren e parë të Holandës në Festivalin e Këngës Eurovision qysh nga viti 1975.

“Ky moment nuk mund të përshkruhet me fjalë”, u tha gazetarëve këngëtari. “Ëndrra ime u bë realitet”.

Nga eksperienca e tij në Eurovision, 24 vjeçari tha se kishte mësuar se duhet që “gjithmonë të mundohej të arrinte atë që kishte për synim”.

Por këto nuk ishin “mësimet” e vetme që duhen mësuar nga ceremonia që u mbajt këtë vit në Tel Aviv të Izraelit.

Këto janë gjërat më interesante që ndodhën këtë vit.

Politika sërish nuk qëndroi larg

Organizatorët e këtij konkursi gjithmonë kanë këmbëngulur se Eurovisioni është ngjarje ku nuk përfshihet politika.

Megjithatë, ata zhgënjyen edhe këtë vit. Grupi islandez Hatari e tensionoi shumë situatën pasi kishin shfaqur parulla palestineze teksa po transmetohej drejtpërdrejt festivali.

Ndërsa Madonna gjatë performancës së saj u paraqit me dy kërcimtarët ku njëri mbante flamurin izraelit në shpinë ndërsa tjetri flamurin palestinez.

“Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të përhapur mesazhin e paqes dhe unitetit me botën”, ka shkruar ajo më vonë.

Tashmë është Maqedonia e Veriut

Falë paraqitjes mbresëlënëse të Tamara Todevska në Eurovision, shumë njerëz nga e mbarë bota patën rastin që të njohin emrin e Maqedonisë së Veriut.

Gjermania mori “zero pikë” nga votat e publikut

“Gjermania, më vjen keq: zero pikë”, ishte fraza e thënë mbrëmë nga prezantuesja bukuroshe izraelite e “Eurovision”-it, Bar Refaeli, gjatë kumtimit të rezultateve nga votat e publikut.

Gjermania këtë vit ishte përfaqësuar nga grupi Sisters që performuan këngën e tyre me po të njëjtin titull, “Sister”.

Shqipëria në Eurovision u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.

Maliqi fillimisht i siguroi Shqipërisë vendin e 18 me 43 vota që mori nga shtetet votuese.

Pas votave edhe të publikut – Shqipëria përfundimisht është radhitur sërish e 18-ta me 90 vota.

07/06/2019 18:42

Eurovision 2020 nuk do të mbahet në Amsterdam, mësoni arsyen