Lajme

Momentet kur Albin Kurti përleshet keq me policinë rumune

02/09/2020 20:29
nga:Norë Kelmendi

Më 10 shkurt të vitit 2007, derisa po protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit nga Policia rumune e UNMIK-ut, u vranë dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, shkruan GazetaBlic.

Protesta e organizuar nga Vetëvendosje, përveç dy aktivistëve të vrarë, la edhe 80 të tjerë të plagosur.

Më se 70 të lënduar, katër prej të cilëve rëndë, si dhe 15 të arrestuar është bilanci i protestave tëasaj kohe të Lëvizjes Vetëvendosje, që eskaluan në përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë në qendër të Prishtinës.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë tentuar të shpërthejnë kordonin e policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Prijësi i kësaj proteset, atë kohë ishte, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tashmë është kryeministër i vendit.

Madje ai në disa momente ishte përballur keq me policinë rumune.

Më poshtë gjeni pamjet:

Pas demonstratës së 10 Shkurtit, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! realizuan këtë film dokumentar, për të dokumentuar rezistencën qytetare kundër Planit të Ahtisaarit, si dhe dhunën policore përmes së cilës u imponua ky plan.- Ju lutem shpërndajeni!

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Vendredi 10 février 2017

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!