Showtime

Momentet epike të politikanëve kosovarë për vitin 2018-të

01/02/2019 21:39
nga:Natyra

Politika jo çdo herë arrin të jetë serioze, pasi shpesh ndodhin momente qesharake të cilat mbahen mend gjatë, shkruan GazetaBlic.

Gjatë vitit 2018-të, kishte momente të shumta edhe nga politikanët kosovar të cilat u bën virale në rrjete sociale.

Listën me momentet epike në skenën politike e nisim me të parin e Kosovës, fjala është për Presidentin, Hashim Thaçi.

Përveç ngjarjeve politike, Thaçi u bë pjesë e mediave  edhe për mënyrën e të folurit e sidomos për “anglishten e pastër”.

‘Thaçi iz not  problematik gaj’

Ui ar not problematik gajs”, kështu u mundua presidenti të tregojë se Kosova nuk paraqet problem për arritjen e një marrëveshje me Serbinë. Këtë deklaratë e bëri ai në forumin evropian ‘Alpbach’ në Austri ku ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Presidenti Thaçi shumicën e kohës njihet si person më i qetë, megjithatë ka raste kur kreu i shtetit “nxehet” edhe pa nevojë dhe eskalon situata. Në një situatë të tillë u gjend para Adriatik Kelmendit në emisionin Rubikon.

Rren e kulluar prej teje, rrenc, dezinformatë, dezinformatë…’, kështu iu përgjigj Presidenti, Adriatikut në një pyetje që ai i parashtroi, që më pas u bë hit në rrjetet sociale.

Vrapimi i kryeministrit Haradinaj

Për këtë vit në listën e këtyre momenteve hyri edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vrapimi i tij që bëri në shesh muaj më parë i çuditi të gjithë. Nuk dihet arsyeja e vrapimit të tij përveç se mund të thuhet se ai ka një vullnet të madh për punë.

Maçoku i Ramiz Lladrovcit

Edhe i pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është njëri nga fytyrat politike i cili është bërë pjesë e momenteve epike gjatë këtij viti. Me siguri ju kujtohet fraza e tij ‘Forca e bën fuqinë,,, oooo Adriatik‘, e përveç këtyre ai na njoftoi edhe me maçokun e tij.

E kom zbut tu i qit ushqim, u kan e egër ksajde, masi m’iku ai maçorri i Rilindit, se e ka marr kur ka qenë dy javësh, kur ka qenë kotele…’, ka thënë Lladrovci duke shtuar se pa të nuk mund të rrijë në shtëpi.

Po ashtu ai tha se përveç angazhimeve të tij në komunë, kujdeset edhe për punët e shtëpisë.

‘Oj zojë oj zojë është turp para mediave me dezinfektu”’

Angazhimi dhe ngarkesa e madhe në punë, deputetëve u shkakton edhe nervozë, e shpeshherë kjo gjë i bënë ata edhe t’i ngatërrojnë fjalët.

Në një situatë të tillë u gjend edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo ka akuzuar deputetët e komisionit parlamentar për arsim se janë duke ‘dezinfektuar’, në fakt e ka pasur fjalën për dezinformim, por që disa herë e ka potencuar se ata janë duke dezinfektuar.

‘Milaim Zeka nuk qëndron larg familjes as në Kuvend’ 

Deputeti i Nismës për Kosovë Milaim Zeka këtë vit bëri një gjest jo fort të zakonshëm, duke marrë vajzën e tij në Kuvendin e Kosovës.

Veprimi i tij, madje u tha se ishte inspiruar nga një deputete e Kuvendit të Australisë, Larissa Waters.

Në fotografitë e publikuara, Zeka u pa duke i dhënë ujë vajzës së tij.

Shqiponja e Enver Hoxhajt

Në mesin e momenteve epike nuk kishte se si të mungonte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Me rastin e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, në qytetin e Pejës, bëri një gjest të çuditshëm që u bë viral në rrjetet sociale.

Pas mbledhjes politikanët shqiptarë, vendosën ta bënin një fotografi të përbashkët me shqiponjë. Për dallim nga të tjerët, Hoxhaj ia ‘huçi‘ pak. Komentuesve në rrjetet sociale, shqiponja e zv.kryeminstrit u ngjasoi me lakuriq, bretkosë etj.

Sidoqoftë komentet e tilla duket se nuk i penguan atij, pasi nuk shfaqi asnjë reagim, ai madje u pa duke qeshur teksa e bënte shqiponjën me duar.

Ndryshe, këto ishin disa nga momentet epike të politikanëve të Kosovës për vitin 2018-të, se çfarë  ‘gafash’ do bëjnë në 2019-të mbetet të shihet!/GazetaBlic/

02/22/2019 07:53

Tërhiqet shorti për auditimin e raporteve të partive politike