Sporti

Momente paniku për Klopp, humb për pak çaste unazën e martesës, por e ‘shpëton’ një kamerman

01/02/2024 10:39
nga:Lorik J

Jurgen Klopp u shpëtua nga një kameraman pasi humbi unazën e tij të martesës gjatë festimeve që pasuan fitoren 4-2 të Liverpool ndaj Newcastle.

Pas ndeshjes, Klopp shkoi deri tek Kop End për të festuar së bashku me tifozët, përcjell GazetaBlic Sport.

Por gjatë rrugës, ai humbi unazën e tij të martesës, e më pas e kuptoi se bizhuteria po i mungonte në gisht.

Kamerat e Sky Sports e ndoqën shefin e Reds ndërsa ai kthehej mbrapa, duke u bredhur nëpër fushë në panik përpara se të gjente përfundimisht unazën me ndihmën e një kameramani.

Ja pamjet interesante: