Sporti

Momente paniku, futbollisti i PSG-së aksidentohet me Lamborxhinin e tij

05/28/2020 19:32
nga:M K

Momenti paniku për futbollistin e PSG-së, gjegjësisht portierin e tretë, Marcin Bulka.

Polaku po qëndron në vendlindje pas mbylljes së kampionatit në Francë, teksa e ka shfrytëzuar pushimin për të shëtitur me Lamborxhinin e tij, përcjell GazetaBlic.

Fatkeqësisht për të, ai është aksidentuar në rrugët e Varshavës, por fati në fatkeqësi ishte se ani nuk pësoi dëmtime, ani pse kështu nuk ndodhi me veturën luksoze.

Ngjarja ndodhi dje, teksa paniku duket të ketë qenë përvoja e vetme e hidhur për 20 vjeçarin, duke mos llogaritur dëmet materiale.

Më poshtë edhe foto:

/GazetaBlic/

06/23/2020 20:58

Tre futbollistë të PSG rezultojnë pozitivë me koronavirus