Cool

Momente dramatike: Një person e tërheq shoferin nga vetura që po digjej

02/16/2020 07:16
nga:N S

Shoferi i paidentifikuar i kamionit pësoi djegie të rënda dhe u dërgua në spital.

Ky është momenti dramatik që një personi që tërhoqi një shofer nga një kamion që digjej ndërsa 20 persona thuhet se kanë qëndruar duke xhiruar në telefonat e tyre.

Jim Angulo ishte duke shkuar për të punuar në I-95 në Majami rreth orës 02:00 të mërkurën, kur pa automjetin i mbuluar nga flaka.

“Shikova nga e majta, më pas nga e djathta dhe pashë 20 persona me celularët e tyre që nuk bënin asgjë, dhe unë shkova ti ndihmojë”, tha Angulo.

Angulo dhe një burrë tjetër shkuan me guxim drejt zjarrit dhe hodhën njeriun nga dritarja e kamionit.

Shoferi i paidentifikuar u dërgua në spital, ndërsa një viktimë tjetër mori trajtim nga mjekët në vendngjarje.

Por ai mohoi të ishte hero, duke thënë se nëse unë do të isha në të njëjtën situatë, shpresoj se dikush do të bënte të njëjtën gjë për mua, është kaq e thjeshtë.

VIDEO