Lajme

Momentalisht, Prishtina në top dhjetëshen e qyteteve me ajrin më të ndotur

11/21/2019 21:22
nga:B. D

Ajri në kryeqytet është rikthyer të jetë vdekjeprurës, siç po ndodhë rëndom në Kosovë gjatë dhe para stinës së dimrit.

Momentalisht, Prishtina renditet në top dhjetëshen e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Pakistani, India, Bangladeshi, Vietnami, Kina, Mongolia e Nepali janë shtetet e vetme ku ajri është më i ndotur sesa në Kosovë.

Sipas matjeve momentale, norma e cilësisë së ajrit në Prishtinë është 162, që konsiderohet i pashëndetshëm.

Për ajrin e pashëndetshëm në kryeqytet sot kanë alarmuar edhe katër monitorët e vendosur për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë.

01/16/2020 20:34

Alarmon IKShP-ja: Mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë të domosdoshme