Ndeshja në mes Universitatea Craiova – U Cluj, në xhiron e 3-të të Superligës rumune na dhuroi një moment të paparashikuar, në minutën e 72-të, kur skuadra vendase luajti për disa sekonda me 12 lojtarë në fushë!
Në minutën e 72-të, në ekipin e Craiovës u bë një zëvendësim i dyfishtë. Radoi vendosi të nxirrte nga fusha Mogos dhe Stefanovic, duke i zëvendësuar ata me Baluta dhe Screciu. Ndërsa i pari doli nga fusha, i dyti nuk i kushtoi vëmendje zëvendësimit dhe qëndroi në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjyqtari kryesor i duelit u thirr nga gjyqtari i katërt për ta informuar se lojtarët vendas po luanin me një lojtar shtesë. Stefanovic u largua nga fusha pas rreth 10 sekondash, jashtëzakonisht nervoz, vuri duart në kokë dhe më pas goditi stolin me grusht.
Ja pamjet:



