Lajme

Molliqaj: VV përfitoi nga rasti i Astrit Deharit, nuk e patën as shok e as mik

12/17/2019 21:37
nga:B. D

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë sonte në Rubikon se Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka përfituar politikisht me rastin e Astrit Deharit, duke u sjellur të papërgjegjshëm dhe jo korrekt.

Molliqaj ka thënë se zyrtarët e VV-së që flasin sot për Deharin, nuk e kanë pas as mik e as shok atë.

‘’Besoj që ka qenë e pashmangjshme se si është sjellur partia ndaj këtij rasti sepse janë populist dhe është sjellje jo vetëm në Kosovë, por kudo që janë këta, kështu bëjnë. Tash që janë në pushtet. Janë sjellur papërgjegjshëm ndaj rastit, jo korrekt për përfitime politike. Por është çështje e tyre. Gjithë këta që po flasin për të, nuk e kanë pas mik dhe shok. Kurrfarë marrëdhënie as politike e as shoqërore, përveç që kanë qenë në një organizatë’, ka thënë ai.

“Astriti ka qenë aktivist i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyeshëm. Jeta e tij është humb pa drejt dhe nën përgjegjësinë e shtetit. Rasti ka qenë i montuar dhe i padrejtë. Për me e marr pushtetin, nuk ka rëndësi se çka ka ndodh me Astritin. Duhet të zbardhet rasti dhe të kemi një vendim meritor për këtë çështje”, tha Molliqaj.

03/02/2020 11:04

Prindërit e Astrit Deharit shkojnë për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit