Lajme

Molliqaj për Shqipe Pantinën: Rrallë më ka ndodhur të takoj njeri më punëtor dhe të palodhshëm

10/04/2019 19:48
nga:M K

Vlerësimet pozitive ndaj kandidates për deputete nga radhët e PSD-së, Shqipe Pantina nuk mungojnë asnjëherë.

Për punën e palodhshme dhe aktivitetin e saj ka folur edhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj.

Molliqaj përmes një postimi në profilin e tij në facebok ka thënë se Pantina është një prej kandidateve më të mira të kësaj fushate, shkruan Gazeta inFokus.

“Shqipe Pantina është një prej deputeteve më aktive të legjislaturës së kaluar. Rrallë më ka ndodhur të takoj njeri më punëtor dhe të palodhshëm. Përvoja e saj në shoqëri civile, në Kuvend e në organizatë e kompleton si një prej kandidateve më të mira të kësaj fushate”, ka shkruar Pantina.

Molliqaj gjithashtu ka ftuar qytetarët e Kosovës, ta votojnë Shqipe Pantinen e cila në këto zgjedhje garon me numrin 6.

11/03/2019 20:13

Kaqusha Jashari thotë se votat e PSD-së u manipuluan nga partnerët e AAK-së