Lajme

Molliqaj: Pa luftëra goxha të mëdha, s’ka ri-dizajnim të kufijve

08/05/2018 20:49
nga:F.B

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në një intervistë për “GazetaBlic” ka folur edhe për mundësinë e ndruyshimit të kufijve të shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk sheh që ka hapësirë të tillë, pa ndërrim radikal të situatave në terren. Sipas tij, pa luftëra goxha të mëdha në rajon nuk ka ri-dizajnim të kufijve.

Unë bëjë pjesë në grupin e njerëzve që besojnë që nuk është i mundshëm ndarja dhe shkëmbimi territorial, për shkak se një ngjarje e tillë nuk mund të lokalizohet vetëm me marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Pra, do të krijonte precedent të cilin pastaj faktori ndërkombëtar do të duhej ta trajtonte edhe në shumë vende. Nëse ka vullnet të tillë, atëherë është situatë e re, jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë.

Me aq sa unë lexoj marrëdhëniet gjeo-politike, nuk shoh që ka hapësirë të tillë pa ndërrim radikal të situatave në terren. Çka i bie kjo? Pa luftëra goxha të mëdha, jo ndonjë konflikt të vogël, por luftëra të mëdha në rajon për me shkua deri tek një çështje e tillë që i bien realisht ri-dizajnim i krejt kufijve.

Megjithatë, çka do që është për këtë besojmë si PSD, që Kuvendi duhet ta marrë rolin, ta votojë ekipin negociator, ta votojë platformën mbi të cilën duhet të përfaqëson ky ekip, dhe aty jemi gati ta japim edhe kontributin tonë.” – ka thënë Molliqaj për GazetaBlic.

Intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë:

08/19/2018 13:08

Humbet jetën një turist nga Kosova në Shqipëri