• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Në zgjedhjet e shkurtit, LDK-ja ka vjedhë votë në mënyrë industriale në diasporë, ishte skemë e organizuar!

01/23/2026 21:28
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj pati kritika në drejtim të partive ish-opozitare e veçanarisht LDK-së.

Ai tha se ky subjekt politik (LDK-ja) pati vjedhje industriale të votës në diasporë në zgjedhjet e shkurtit ç’ka ua dëmtoi komplet kredibilitetin e kritikës.

Molliqaj tha kjo ishte një skemë e organizuar me pëlqimin e Lumir Abdixhikut.

“Eshtë e vërtetë që Vetëvendosjes iu rrit vota në zgjedhjet e dhjetorit por është e vërtetë që secilës parti opozitare iu zvogëlu vota. Pra këta nuk e përsëritën as rezultatin e shkurtit, se po të kishte ndodh që LDK-ja dhe PDK-ja me përsërit rezultatin po ashtu edhe AAK-ja, ndodhi diçka tjetër shumë e rëndësishme ndërmjet, që mendoj se na ka dëmtu totalisht krejt neve në kuptimin e kredibilitetit të kritikës…..’LDK-ja ka vjedhë votë në mënyrë industriale në diasporë  dhe ajo ka qenë e qartë si e zeza në të bardhë’, ishte skemë e organizuar. Albin Kurti e ktheji rezultatin e diasporës, edhe në votën me postë edhe në votën në ambasadë, siç e kishte në shkurt përveç këtë me postë që e ngriti ndërsa Lumiri e mbajti sikur në ambasadë sikur me postë për dallim prej shkurtit, ishte vjedhje industriale, ishte një grup i organizuar brenda LDK-së me në krye Lumir Abdixhikun që organizuan votën, s’ka asnjë dilemë, ky është fakt. E ka organizu ish-nënkryetari i Pejës, është në strukturat e LDK-së, me pëlqimin e Lumir Abdixhikut,… aty kanë hyrë njerëzit e Lumir Abdixhikut si Alban Zogaj, Jeta Rafuna, Xhafer Gashi. Kjo 10-shja e votuar në diasporën e LDK-së me postë në zgjedhjet e shkurtit ishte çdokund njëjtë” 

“Vetëvendosja e ka bë në një nivel tjetër, ndërsa këtu ka qenë strukturë e organizuar në krejt botën, kudo që është votu me postë, përmes grykës së ngushtë të organizimit. Përndryshe si shpjegohet që LDK-ja nga 32% të votës me postë ra në 10.1%  të votës me postë si ka qenë edhe në vitin 2021” tha Molliqaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/