I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Molliqaj ka patur kritika në drejtim të qeverisë Kurti ku tha se është rritur kosotoja e jetës në Kosovës.
Ai tha se përfituesit më të mëdhenj ekonomik në Kosovë në qeverisjen Kurti janë bizneset e marketeve, nafta, rryma, bankat.
“Që dy vjet në QKUK nuk kanë mund të marrin një tendet për çarçafë, pse, sepse nuk ka apliku askush. 2400 kontrata një-burimore i ka bë qeveria Kurti por se ka bë një kontratë një-burimore për çarçafë, kush s’e kishte akuzu për atë punë. Kjo shpjegon se ai (Kurti) po don në kuadër të narracionit të vet kundër krimit, kundër korrupsionit, për sovranitet, për forcim , për identitet, për krenari me qu andej dhe populli i Kosovës moe të mundet me mendu për realitetin e tij ditor. Ai thotë t’i kam rrit pagat, pagën minimale… shumë mirë ka ba, por një gjë që nuk po tregon është tjetra ‘kostoja e jetës tonë është rrit’….. po thotë ‘nuk është në dorën time’, qe po ta marrim edhe këtë si të mirëqenë. Çfarë ai s’po tregon është tjetër…..’A e dini kush janë përfituesit më të mëdhenj ekonomik në Kosovë në qeverisjen Kurti?.. Janë bizneset e marketeve, nafta, rryma, bankat. Supermarketet e mëdhaja prej Interex, Viva Fresh, Exfis, Al-Petrol. Unë skam problem me kete puinë, s’kam probelm as bankat që kanë fitu në vetvete por na janë rrit shërbimet bankare, normat e interesit”
“Kritika e PSD-së nuk është me i sha dhe etiketu bizneset, ata kanë të drejtë me ba tregti në bazë të rregullave, problemi është diku tjetër, sikur punëtori në furrë, sikur kameramani , sikur punëtori i ndërtimtarisë paguan 10% tatim në fitim” tha Molliqaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/

