Lajme

Molliqaj: Kosovën po e pret qeverisja populliste me mendësi totalitare

12/15/2019 19:09
nga:B. D

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për përzgjedhjen e tij në krye të PSD-së, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se sot me zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie, u dëshmua se nuk e shohin politikën si afatshkurtër përmes rezultatin zgjedhor.

Molliqaj thotë se pas dëshmimit të PSD-së në zgjedhjet parlamentare është një përpjekje e re që beson në rrugën e progresit dhe fitores.

Kreu i PSD-së shton se Kosovën po e pret qeverisja popullsitë me mendësi totalitare, ku sipas tij popullsitë e rinj po parashikojnë që nuk do të ketë një opozitë as alternative përballë pushtetit të tyre, ndërsa shton se PSD-ja është për të iu rikujtuar të kundërtën e saj.

Molliqaj shprehet optimist me zgjedhjen e tij në krye të PSD-së, duke falënderuar gjithë ata që treguan përkrahjen dhe që ishin prezent në sfidat e kaluara të PSD-së.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Të dashur miqë, aktivistë e aktiviste,

Sot Partia Socialdemokrate iu përgjigj thirrjes tuaj për të mos e ndalur përpjekjen, përkundër zhvillimeve të fundit elektorale. Sot treguam që nuk e shohim politikën përmes rezultatit afatshkurtër zgjedhor, por përmes idealeve dhe kauzave që u besojmë.

Pranova zgjedhjen tuaj që ta udhëheqi PSD-në në këtë fazë të vështirë, ngase besoj shumë që tek çdo dështim mbarset një përpjekje e re; dhe besoj shumë që rruga e progresit dhe fitores kalon pashmangshëm nëpërmes dështimeve. Vetëm ata që nuk zmbrapsen para krizave mund të prodhojnë diçka të re në politikë.

Përtej iluzionit të ndryshimit, Kosovën po e pret qeverisja populliste me mendësi totalitare. Dhe derisa me entuziazëm, popullistët e rinj, parashikojnë që nuk do të ketë opozitë as alternativë përballë pushtetit të tyre, ne do të jemi këtu t’ua kujtojmë që historia s’merr fund me ta. Që ka ende njerëz në Kosovë që besojnë në progres. Ka ende njerëz në Kosovë që nuk i tremb hegjemonia e pushtetit të ri. Që ka ende njerëz në Kosovë që popullizmin e tyre do ta sfidojnë me politikë të majtë progresive. Dhe këta njerëz, një ditë do të bëhen shumë.

Vetëm përmes perspektivës së aktivizmit dhe angazhimit këmbëngulës, mund të shohim përtej pashpresës e zhgënjimit. Bashkë, sot e pamë të ardhmen tonë në politikë. Të ardhmen si përpjekje e pandalshme edhe kur gjithçka përreth na thotë të ndalemi; të ardhmen si rrugë përplot me vështirësi, sfida e përbuzje. Por të ardhmen që në fund patjetër do të jetë e ndritur ?

Ju falenderoj për entuziatmin e mbështetjen që e treguat sot. I falenderoj gjithë strukturat e deritashme drejtuese të PSD-së, së bashku me të cilët i përballëm fazat e vështira të së kaluarës.

Të dashur miqë, aktivistë e aktiviste,Sot Partia Socialdemokrate iu përgjigj thirrjes tuaj për të mos e ndalur…

Publiée par Dardan Molliqaj sur Dimanche 15 décembre 2019

03/10/2020 16:28

Molliqaj: Albin Kurti duhet të shkojë, po e mban taksën për shkak të obsesionit me Thaçin