BLIC.TV

Molliqaj i bindur: Qeverinë e rrëzojmë kurdo

05/31/2019 22:29
nga:FL.B

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj në BlicInterview ka folur për strategjinë dhe hapat se si do të rrëzohet Qeveria aktuale.

Sipas tij, në momentin që do të ketë dakordim mes partive opozitare, Qeveria i ka vetëm dy zgjedhje.

Në momentin që ka dakordim për temat ndërmjet LDK dhe PSD dhe dakordim mes VV dhe Alterativës e që i bie se krejt partitë në opozitë i kemi 58 deputetë dhe e kemi të qartë përfytyrimin për qeveri dhe koalicionet para dhe pas zgjedhore dhe në momentin që ia ofrojmë partive në pushtet se kjo është bllok strategjia jonë – qeveria do t`i bëjë dy gjëra – ose do të jap dorëheqje ose do të kërkon caktimin e datës së zgjedhjeve që e këtë e ka kërkuar moti LDK, qoftë në fund të këtij viti, qoftë në vjeshtë apo fillim vitin e ardhshëm nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

Në anën tjetër, Partia Socialdemokrate tashmë ka identitet dhe profilet e vet. Kështu po cilëson Molliqaj sipas të cilit në dy komuna ku qeverisë aktualisht janë të parët. Rritje sipas tij PSD ka edhe në nivel qendrorë.

Sondazhet që i kemi bërë nuk flitet për 2% ose 3% por jemi afër 4% me mostër të vogël, ndërsa në mostër të madhe jemi diku 7 për qind. Një sondazh të ri që jemi duke e bërë me mostër të madhe jemi mbi 7 për qind dhe besoj se jemi hala më shumë. Do të fitojmë më shumë se 10 për qind dhe do të kemi më shumë se 12 deputetë”, thotë ai.