BLIC.TV

Molliqaj fajëson opozitën, ne i dhamë nënshkrimet tash askush s’po e bënë

08/05/2018 21:05
nga:FL.B

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në një intervistë për “GazetaBlic” ka fajësuar opozitën se i kanë akuzuar shpesh se nuk po duan të jenë një opozitë e bashkuar për rrëzimin e qeverisë, por që tash, sipas tij, këta i kanë dhënë nënshkrimet që kërkoheshin e askush nuk po i mbledh ato.

Ai ka treguar se po e sheh që opozita nuk është e unifikuar, pavarësisht asaj se nganjëherë kanë qëndrime të njëjta.

Unë pe shoh që opozita nuk është e unifikuar edhe nuk është e sinkronizuar. kemi nganjëherë, is pasojë, qëndrime të njëjta por jo si plan dhe si planifikim. Për mua, kjo si pasojë është e parëndësishme sepse si pasojë ndonjëherë mund të kesh qëndrim të njëjtë edhe me një kundërshtar, për arsye të ndryshme ti përfundon në qëndrimin e njëjtë.

Unë dua të besoj që opozita bashkohet dhe e bënë një plan të veprimit për krejt çështjet. Edhe për zgjedhjet e parakohshme. Na kanë akuzuar shpesh se nuk po duam, dhe tash është vërtetuar e kundërta, ne i dhamë nënshkrimet dhe askush nuk po i mbledh ato nënshkrime. Pra, unë e thash edhe në kuvend, ishte i padrejtë sulmi për shkak se ishte lehtë me e shpërfaq jo-sinqeritetin e të tjerëve që po duan rrëzimin e Qeverisë, sepse rrëzimi bëhet përmes veprimeve nuk ka veprim tjetër. Ne i kemi dorëzuar nënshkrimet edhe u pa që s’ka një gjë të tillë. ” – ka thënë Molliqaj për “GazetaBlic”.

Sipas tij, procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë është i ngadalshëm dhe tashmë ka hyrë në fazën që pashmangshëm të ndodhë. Ai insiston që opozita të sinkronizojë dhe të bëjë një plan se si do të sillet ajo karshi një procesi të madh (dialogut), pasi që siç thotë, çështja është se opozita e ka në dorë ta përmirësuar dhe me e ri-dizajnuar, jo qind-përqind por goxha thelbësishtë e përmbajtësisht edhe përbërjen e dialogut, në kuptimin e platformës dhe përbërjen e ekipit në kuptimin e përfaqësimit.

Unë insistoi shumë që opozita të sinkronizojë dhe të bëjë një plan se si do të sillet ajo karshi një procesi të madh. Pse? Procesi siç ne tash po e shohim nuk është i ndalshëm, dialogu mes Kosovës e Serbisë ka hyrë në atë fazë në të cilën pashmangshëm do të ndodhë.

Çështja është se opozita e ka në dorë me e përmirësu dhe me e ri-dizajnu, jo qind-përqind por goxha thelbësisht e përmbajtësisht edhe përbërjen e dialogut, në kuptimin e platformës, edhe përbërjen e ekipit në kuptimin e përfaqësimit.

A dojn me i bo, a s’dojn me i bo, ta shohim. Por unë mendoj se është përgjegjësi e jona për pjesën e fuqisë që e kemi. Nëse nuk e bëjmë, atëherë është lehtë të drejtojmë gishta nga ata të cilët gjithmonë kanë përgjegjësi, gjithmonë janë gati me bo gabime por duhet ta marrim edhe pjesën tonë.” – ka shtuar ai.

Molliqaj ka shtuar se si parti po luajnë rolin si opozitë, derisa ka treguar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me partit e tjera për temat që pajtohen, pa kushte.

“Ne po e luajmë rolin tonë si opozitë dhe si grupi i tretë parlamentar opozitar dhe jo vetëm që po japim ide, por nuk kemi qit kushte për me bashkëpunua. Pra jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për temat që pajtohemi, pa kushte dhe pa primat. Sepse nuk jemi grupi më i madh, rrjedhimisht jemi gati me iu bashku grupeve tjera por siç po e shini edhe ju, deri më tani nuk ka pasur iniciativa. Shpresoj që do të ketë.” – ka thënë Molliqaj në një intervistë për “GazetaBlic”. / © GazetaBlic /

10/09/2018 11:17

Pas rastit që ndodhi me dy shqiptarët në Novi Sad, kjo është kërkesa e Molliqajt për Qeverinë