Sporti

Mohamed Salah do t’i bashkohet Egjiptit, do të mungojë tek Liverpool

12/02/2025 19:16
nga:Mergim Rreci

Arne Slot ka konfirmuar se Mohamed Salah do t’i bashkohet ekipit kombëtar të Egjiptit për Kupën e Kombeve të Afrikës më 15 dhjetor.

Turneu do të mbahet nga 21 dhjetori deri më 18 janar në Marok, me “Faraonët” në një grup me Afrikën e Jugut, Angolën dhe Zimbabven, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë që Salah do t’i bashkohet ekipit kombëtar të vendit të tij pas ndeshjes së Liverpoolit me Brighton and Hove Albion në Anfield, e cila është më 13 dhjetor.

Salah ishte në bankën rezervë në fitoren 2-0 të Merseysiders ndaj West Ham United të dielën.

/GazetaBlic Sport/