Lajme

Mogerini dhe Theresa May deklarohen mbi vendimin e Trump-it për Jeruzalemin

12/07/2017 11:05
nga:D.I

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha se Jeruzalemi mbetet një “çështje e statusit përfundimtar që duhet të zgjidhet përmes negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet dy partive”.

“Nuk ka alternativë për zgjidhjen e dy shteteve,” tha ai në një deklaratë për gazetarët.

Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian, tha se blloku ka “shqetësim serioz rreth njoftimit të sotëm nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump për njohjen Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe pasojat që kjo mund të ketë në perspektivën e paqes”.

Kryeministrja britanike Theresa May nuk u pajtua me vendimin e Trump, raporton “Al Jazeera”.

“Ne besojmë se është e padobishme në lidhje me perspektivat për paqe në rajon… Ambasada britanike në Izrael është e vendosur në Tel Aviv dhe ne nuk kemi plane për të lëvizur atë,” tha ajo në një deklaratë për gazetarët.

Jeremy Corbyn, kreu i partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, e quajti njohjen e Trump’it për Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit si “një kërcënim i pamatur për paqen”.

“Qeveria britanike duhet ta dënojë këtë akt të rrezikshëm dhe të punojë për një zgjidhje të drejtë dhe të besueshme të konfliktit”, tha ai në një postim në Twitter.

12/15/2017 18:37

Trump: Rusia nuk po ndihmon në çështjen e Koresë së Veriut