Sporti

Modric: Nëse e lë Real Madridin, do ta bëj vetëm për Milanin

08/08/2019 11:11
nga:M K

Janë disa skuadra të interesuara për t’i siguruar shërbimet e fantazistit.

Megjithatë, ai duket të jetë i vendosur që të qëndrojë edhe më tutje në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic.

Përkundër se është pjesë e “galaktikëve” ai nuk e ka fshehur asnjëherë entuziazmin për të kaluar në Milan.

Këtë ua ka thënë të afërmve dhe miqve të tij, teksa kjo vërehet edhe në rrjetet sociale, ku e pëlqen secilin postim të klubit “kuq e zi”, kjo ndoshta edhe për shkak të raporteve tejet të mira me Zvonimir Boban, njëra nga pjesëtarët e kryesisë së kampionëve të 18-fishtë evropian.

Ai ka pranuar se nëse një ditë do ta lëshojë Real Madridin, do ta bënte vetëm për Milanin. Kujtojmë se vitin e kaluar, Interi ishte tejet i interesuar për kroatin, madje edhe ofronte deri 12 milionë euro në sezon për yllin e nënkampionëve të botës, por që në fund nuk pati diçka më konkrete.

Tani kemi hyrë në fazën më të nxehtë të afatit kalimtar, kurse mbetet të shihet deri në fund nëse do të ketë diçka më serioze sa i përket këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/

12/11/2019 23:13

Modric: E merituam fitoren