Sporti

Modric: Motivimi im mbetet i njëjtë, duhet të fitojmë ndeshje

03/21/2019 12:40
nga:Ideal

Këto ditë mediat europiane janë fokusuar jo vetëm te kampionatet respektive, por edhe te kombëtaret. Kjo është edhe ajo, që Luka Modric dëshiron të bëjë me Kroacinë.

Pas kohëve të vështira, që kaloi me Real Madridin kohët e fundit, nënkampioni i botës synon të kthehet në nivelin e mëparshëm:

“Për mua nuk është e vështirë të motivohem, pa marrë parasysh kundërshtarin që kam përballë. Dëshira ime është e njëjtë, të fitoj gjithmonë dhe ndaj kujtdo.

Tani jam në kombëtare. Ne e dimë se çfarë kemi lënë prapa, me përfaqësimin e jashtëzakonshëm në Botërorit të fundit, por nuk dyshoj se qëllimi është gjithmonë për të fituar.

Dhe në këtë rast duam të bëjmë më të mirën në kualifikueset e Kampionatit Europian. Nuk më mungon motivimi as këtu, as në ekipin tim.

Ne jemi të gatshëm për të zhvilluar lojëra të mëdha. Duhet ta fillojmë mirë, sepse rezultatet e para përcaktojnë deri diku trajektoren e këtyre kualifikueseve.

Nuk duhet të relaksohemi, të mbetemi me kokën pas, nga Botërori i Rusisë”.

Kombëtarja kroate do të përballet me Azerbajxhanin nesër, në kualifikuesen e parë të “Euro 2020”.

Ballkanasit do të luajnë për të njëjtën fushatë eliminatoresh ndaj Hungarisë, më 24 mars. /Telesport/

12/11/2019 23:13

Modric: E merituam fitoren