Sporti

Modric: Kane është një sulmues i jashtëzakonshëm!

10/11/2018 19:03
nga:Lorik J

Luka Modric ka paralajmëruar se Harry Kane ka potencial të bëhet një sulmues edhe më i mirë.

Kapetani i Kroacisë Modric thotë se sulmuesi i Tottenhamit, Kane tashmë është një nga golashënuesit më të mirë në futbollin botëror, shkruan GazetaBlic

“Nëse ai vazhdon të zhvillohet, ai mund të arrijë edhe më shumë, por ai është tashmë një nga më të mirët në botë”, tha fillimisht Modric.

Modric më pas foli edhe për ndeshjen ndaj Anglisë, ku tha se do të jetë shumë e rëndësishme.

“Kjo është një lojë e rëndësishme, veçanërisht pas ndeshjes kundër Spanjës. Ne duam të ndihemi edhe më mirë. Do të shohim nëse Anglia është më mirë se gjatë Kupës së Botës. Ata kanë shumë lojtarë të njëjtë, por, me disa lëndime, edhe disa të reja. Do të jetë e vështirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/