Sporti

Modric ka vrapuar më së shumti në “Rusia 2018”, statistika mbresëlënëse

07/14/2018 09:06
nga:Adnan B

63 kilometra, kaq ka vrapuar Luka Modric në Botërorin e Rusisë, që është kurorëzuar në fund me kualifikim në finale – aty ku të dielën do të kërkojnë trofeun e parë në histori.

Në mesin e pesë lojtarëve që kanë vrapuar më së shumti në “Rusia 2018”, janë tre të Kroacisë, që tregon më së miri formën fantastike dhe arritjen në finalen e Botërorit, shkruan GazetaBlic.

Pas Modricit të Real Madridit renditet, Zobnin i Rusisë (62.9) – ndërsa podiumin e plotëson Rakitic i Barcelonës (62.8).

5 lojtarët që kanë vrapuar më së shumti në “Rusia 2018”:

Modric (Kroacia): 63km

Zobnin (Rusia): 62,9km

Rakitic (Kroacia): 62,8km

Kanté (Franca): 62,6km

Perisic (Kroacia): 62,4km

/GazetaBlic/

07/18/2018 20:38

Kroacia humbet në finale, por ky gjest i tyre është fantastik