Showtime

Modelja shqiptare realizon puthjen e “pamundur”!(VIDEO)

12/12/2016 11:31
nga:N S

Modelja dhe ish-Miss “World Albania” në vitin 2015, Kristina Baki, është protagonistja e një video-je mjaft artistike realizuar nga regjisori Blerti Talalli dhe drejtori i fotografisë, Pirro Beati.
Në këtë video prej 1 minutë e gjysmë, shpaloset me mjeshtëri teknike takimi i dy dimensioneve të vetes që ka modelja.

Në të bardhën tolerante dhe të brishtë, Kristina transmeton të mirën dhe në të zezën e frikshme, Kristina transmeton pjesën e saj të errët.

Këto dy anë të personalitetit që bëjnë kontrast, takohen më të fund për të realizuar një puthje të pamundur.

Të puthësh veten në buzë, duke takuar bashkë të mirën dhe të keqen.

Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale të Blerti Talellit dhe Pirro Beati-it dhe menjëherë ka marrë pëlqimin e publikut. Më poshtë ndiqeni të plotë videon artistike që e çon edhe modelen në rolin e aktores të cilën e ka bërë mjaft mirë.

11/14/2017 18:51

Kristina Baki femra më e bukur shqiptare? (Foto)