Showtime

Modelja shqiptare nuk i lë vend as imagjinatës, shfaqet tejet atraktive në bikini (FOTO)

01/13/2018 14:59
nga:E Sh

Angela Martini është një ndër modelet më atraktive shqiptare, shkruan Gazeta Blic.

Ajo u bë e njohur për audiencën shqiptare në klipin e reperit Ledri Vula ‘100 probleme’ me të cilin supozohej se ishte në lidhje.

Kohëve të fundit modelja shqiptare, ishte pjesë e pandashme e shtypit rozë, ku poashtu u komentua për martesën e saj me aktorin me prejardhje romune Dragos Savulescu. Çifti u martua në Las Vegas, e diçka e pazakontë që na ra në sy ishte fustani i nusërisë i tejdukshëm me ngjyrë të zezë.

Pushimet luksoze për modelen Martini nuk kanë të ndalur, ajo vazhdimisht publikon imazhe të llojllojshme nga ishuj të ndryshëm. Në këto të fundit, duket tejet seksi në bikinet me ngjyrë ‘nude’./GazetaBlic.