Showtime

Modelja shqiptare mahnit me linjat, pak javë pas lindjes

08/05/2018 09:55
nga:Gazeta Blic

Modelja Emina Cunmulaj jeton dhe vepron në Amerikë.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, përmes së cilave shpalos shumëçka nga jeta e saj.

Javë më parë, Emina është bërë nënë për herë të dytë, ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi Mia Soraya.

Këto ditë, modelja bashkë me burrin dhe fëmijët, ka nisur pushimet, të cilat i kishte shtyer për pak ditë për shkak se i ishte sëmurë vajza e madhe.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka publikuar një imazh me bikini, me të cilin la pa fjalë të gjithë se si kishte arritur që për pak kohë të rikthejë format perfekte.

Curvy summer ? @slsbahamar

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on