Showtime

Modeli kosovar që po arrin majat në tregun e huaj

11/14/2017 16:44
nga:N S

Arber Hotaj, kosovari i lindur dhe i rritur në Gjermani, synon të arrije majat e modelimit.

E kjo për Arbrin nuk është vetëm synim, por këtë e dëshmojnë sukseset e tij qysh tash në fillimet e karrierës si model.

Për më tepër, nga larg vërehet që ai i posedon të gjitha karakteristikat e një mashkulli që të lë pa fjalë.

Arbri është 18 vjeçar dhe karrierën e tij e ka filluar si konkurrent në Mister Diaspora, ku ka zënë vendin e dytë.

Ai ka marrë pjesë në gara të shumta të tjera të bukurisë, ku vlen të veçohet eventi i fundit në Turqi, “Future Fashion Faces World”, ku rrëmbeu tri çmimet kryesore:

1. Foto modeli i kompeticionit
2. Fytyra e ardhshme e botës
2. Fitues në kategorinë e të rinjve
E që të bindeni, shikojini vetë fotografitë në vijim!